Kina nuk tërhiqet, hakmerret kundër Trump me taksë 84% për mallrat amerikane!

Kina njofton një tarifë 84% për importet amerikane , që do të hyjë në fuqi të enjten, pasi Donald Trump vendosi një tarifë 104% për mallrat kineze që hyjnë në SHBA.
Tarifa kineze është një rritje nga 34% që ka vendosur tashmë për importet amerikane, Kina nuk po tërhiqet, njofton BBC. Ndërsa Kina njoftoi hakmarrjen e saj, Trump u kërkoi kompanive të zhvendosen në SHBA, duke shkruar: "Mos prisni, bëjeni tani!"
Ndërkohë, BE-ja ka votuar për të vendosur tarifa për disa mallra të importuara nga SHBA nga 15 prilli, më shumë mallra do të goditen në maj dhe dhjetor.
Trump thotë se vendet e goditura nga tarifat e tij po thërrasin dhe "më puthin bythën" në një përpjekje për të negociuar.
Tregjet amerikane shohin tregti të përzier në hapje, ndërsa tregjet evropiane bien më tej. Ndërkohë, investitorët po shesin obligacionet e tyre afatgjata të qeverisë amerikane të konsideruara tradicionalisht një "strehë e sigurt".


