Kina i kundërpërgjigjet SHBA, vendos tarifa shtesë prej 34% për të gjitha mallrat amerikane

Bota

Kina i kundërpërgjigjet SHBA, vendos tarifa shtesë prej 34%

Kina i është kundërpërgjigjur SHBA-ve pas vendimit për vendosjen e tarifave. Pekini njoftoi se do të vendosë tarifa shtesë prej 34% për të gjitha mallrat amerikane. Ky vendim do të hyjë në fuqi nga 10 prilli, raporton Sky News.

Ministria e Jashtme kineze tha në një deklaratë se qasja e SHBA ishte “jo në përputhje me rregullat e tregtisë ndërkombëtare, duke cenuar seriozisht të drejtat dhe interesat legjitime të Kinës dhe është një akt tipik ngacmimi i njëanshëm.

Kina ka qenë gjithmonë një mbrojtëse e vendosur e rendit ndërkombëtar ekonomik dhe tregtar dhe një mbështetëse e vendosur e sistemit tregtar shumëpalësh.

Ne i bëjmë thirrje SHBA-së që të korrigjojë menjëherë praktikat e saj të gabuara dhe të anulojë masat e saj të njëanshme tarifore.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion