Aksident në aksin “Fier-Levan”, përplasen dy makina, lëndohen dy persona

Aktualitet

Aksident në aksin “Fier-Levan”, përplasen dy makina,

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Levan, pranë vendit të quajtur “Qafa e Koshovicës”.

Dy automjete tip” Volswagen” dhe tip “ Opel” janë përplasur me njëra-tjetrën  dhe si pasojë e goditjes së fortë mjeti tip “Opel” ka dalë nga rruga duke u përplasur me shtyllën elektrike dhe një pemë e cila është rrëzuar.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e cila ka transportuar dy të lënduar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion