I shoqëruar nga bashkëshortja, Berisha merr pjesë në homazhet për Margarita Xhepën

Politikë

I shoqëruar nga bashkëshortja, Berisha merr pjesë në

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet për ikonën e skenës shqiptare, Margarita Xhepa. Ish-kryeministri u shoqërua në homazhet në nder të aktores së mirënjohur nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.

Kryedemokrati u shpreh për mediat se Margarita Xhepa ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në 7 dekada në skenën dhe filmin shqiptar.

“Nderimin më të thellë, por edhe mirënjohjen më të pakufishme për kontributin e jashtëzakonshëm të Margarita Xhepës në 7 dekada, sa askush tjetër, në skenën dhe filmin shqiptar.

Ajo nuk është më, por do mbetet përjetë e gjallë në memorien e tyre që ndoqën me aq admirim interpretimet e saj.

Do mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion