Kërcënoi se do të përsërisë sulmin e Pragës, arrestohet i moshuari në Sllovaki

Bota

Kërcënoi se do të përsërisë sulmin e Pragës,

Policia në Sllovaki ka zbuluar se ka arrestuar një burrë, i cili kishte kërcënuar se do të kryente një masakër të ngjashme me të shtënat masive të së enjtes në Pragë.

Raportohet se një 64-vjeçar u mbajt në qytetin verior të Zilina pasi ai thirri shërbimet e urgjencës duke pretenduar se kishte ndërmend të bënte “atë që ndodhi në Pragë”.

Ai tani përballet me ndjekje penale për përhapjen e alarmit,duke rrezikuar një dënim maksimal prej dy vitesh burg.

Kujtojmë se të enjten një student hapi zjarr në një universitet të Pragës, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion