Kërcënoi me jetë vajzën e kryeministres Meloni, profesori rrëfen arsyeja pse!

Bota

 

Kërcënoi me jetë vajzën e kryeministres Meloni, profesori

Autori i një mesazhi kërcënues ndaj vajzës së mitur të kryeministres italiane Xhorxhia Meloni është identifikuar si Stefano Addeo, 65 vjeç, profesor i gjuhës gjermane nga provinca e Napolit, në Rajonin e Campanias.

Addeo shkroi në rrjete sociale një koment tronditës, duke i uruar vajzës së vogël të Melonit “të njëjtin fat si Martina Carbonaro”, një vajzë minorene nga Afragola që u vra brutalisht në një rast feminicidi.

Komenti u denoncua menjëherë nga partia e Melonit, Fratelli d’Italia, e cila e cilësoi deklaratën si “të frikshme dhe të papranueshme”.

Në një intervistë për median lokale në Romë, Addeo kërkoi falje publike duke deklaruar: “Ishte një gjest prej budallai i bërë në mënyrë impulsive.” Megjithatë, ai theksoi se nuk i dëshiron askujt vdekjen, por nuk është i gatshëm të distancohet nga bindjet e tij politike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion