Përballja me Serbinë, mbi 200 mijë kërkesa! FSHF tregon si do të përzgjidhen biletat

Sport

Përballja me Serbinë, mbi 200 mijë kërkesa! FSHF tregon si

Federata shqiptare e Futbollit ka informuar tifozët mbi mënyrën se si do të bëjë përzgjedhjen e tifozëve që kanë aplikuar për të blerë bileta për ndeshjen e të shtunës përballë Serbisë në “Arena Kombëtare”.

Mbi 200 mijë tifozë janë regjistruar në platformën online për të pasur një biletë për takimin përballë ekipit serb, ndërkohë që përzgjedhja e tyre do të jetë elektronike.

Reagimi i FSHF:

FSHF është e angazhuar për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë tifozët që duan të ndjekin nga stadiumi ndeshjen Shqipëri–Serbi më 7 qershor në “Arena Kombëtare”.

Faza e aplikimit për bileta

▪️ Faza e aplikimit për bileta është hapur më 15 maj dhe ka qenë e hapur për 15 ditë, deri më 30 maj në orën 20:00, për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, brenda dhe jashtë vendit.

▪️ Çdo aplikues ka pasur të drejtë të aplikojë për të blerë deri në 4 bileta.

Procesi i përzgjedhjes – short elektronik

▪️ Nga 31 maj deri më 2 qershor, zhvillohet shorti elektronik që përzgjedh në mënyrë krejtësisht rastësore aplikuesit që do të fitojnë të drejtën për të blerë biletë.

▪️ Çdo person i përzgjedhur do të marrë një e-mail zyrtar me një link personal, për të vijuar më pas me blerjen e biletave.

Numër i lartë aplikimesh

▪️Deri më tani janë regjistruar mbi 200,000 aplikime, që tregon interesin e jashtëzakonshëm të publikut për këtë ndeshje.

▪️Do të zbatohen filtra sigurie dhe verifikimi për të eliminuar:

-aplikime të dyfishta apo të dyshimta,

-llogari të krijuara enkas për spekulim ose abuzim,

-dhe për të siguruar që çdo individ të ketë vetëm një mundësi të drejtë.

Siguri dhe identifikim personal

▪️Çdo biletë do të jetë e personalizuar me emër dhe mbiemër, dhe në hyrje të stadiumit, Policia e Shtetit do të verifikojë ID-të për përputhshmërinë me të dhënat e biletës.

▪️Ky sistem ndihmon në garantimin e sigurisë dhe në shmangien e abuzimeve.

Lufta kundër spekulimit dhe tregut të zi

▪️Kjo procedurë ka ndihmuar në minimizimin apo edhe eliminimin e dy fenomeneve të dëmshme:

▪️platformave ndërkombëtare që blejnë bileta në sasi dhe i shesin më shtrenjtë online,

▪️si dhe të ashtuquajturit “tregtarë të biletave” që operojnë në mënyrë të paligjshme me para në dorë.

Një model i ngjashëm me UEFA-n

▪️Ky është një model i njëjtë me atë të UEFA-s në rastet kur kërkesat janë jashtëzakonisht të larta, si në finalet e Champions, Europa League, Conference League apo në Europianë, ku aplikohet gjithashtu shorti elektronik i rastësishëm për përzgjedhjen e tifozëve.

ME TE LEXUARAT