Të përfshirë në rrjetin e trafikut të kokainës, arrestohen 2 shqiptarët! Drejtonin biznesin nga dhoma e motelit ‘B&B' në Zvicër!

Bota

Të përfshirë në rrjetin e trafikut të kokainës,

Policia zvicerane ka bllokuar gjatë një kontrolli rrugor në Chiasso, pranë kufirit italian, një automjet me targa të Ticinos, në të cilën udhëtonte një 34-vjeçar shqiptar.

Situata menjëherë dukej e dyshimtë, ndaj agjentët vendosën të kontrollonin edhe vendin ku ai po qëndronte, në një hotel ‘B&B’ (Bed and Breakfast-Shtrat dhe Mëngjes), në Morbio.

Gjatë kontrollit brenda, oficerët gjetën një sasi kokaine, e mbështjellë në topa të vegjël dhe gati për shitje në tregun vendas. Gjithashtu, në dhomë u sekuestruan edhe para cash, disa mijëra franga zvicerane. Në pranga ra edhe një shqiptar i dytë i dyshuar, teksa të rinjve besohet se kishin nisur aktivitetin në zonë prej disa muajsh.

Hetimet e kryera zbuluan udhëtime të shumta, të bëra gjithmonë me makina me qira: Si drejt Luganos, ashtu edhe drejt Italisë. Në kohën e bastisjes, në dhomë ndodhej një tjetër shqiptar (vetëm 19 vjeç). Të dy u arrestuan. Krimi i akuzuar kundër tyre është shkelje e rëndë e ligjit federal mbi narkotikët, sipas medias vendase.

Shkurtin e kaluar, tre kilogramë kokainë u sekuestruan në një vilë në Pregassona. E njëjta gjë vlen edhe për qiratë e makinave.

Në të kaluarën, kompania e makinave me qira, një prej të cilave drejtonte edhe 34-vjeçari shqiptar, ishte shfaqur tashmë në radarin e hetuesve. Hetimi është koordinuar nga Prokurorja Publike Petra Canonica Alexakis.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion