Kërcënohej vazhdimisht me vdekje, qëllohet me armë në kokë aktivistja 27-vjeçare në Londër

Bota

Kërcënohej vazhdimisht me vdekje, qëllohet me armë në

Në Londër po lufton me vdekjen 27-vjeçarja Sasha Johnson, nënë e tre fëmijëve. Sasha ishte aktiviste e Black Lives Matter, kur u qëllua në kokë, në rrethin Southëark, në jug të metropolit anglez.

Episodi u raportua nga aktivistët e partisë “Taking the Initiative”, që janë aktivë në fushën e barazisë sociale dhe të drejtave civile.

“Me shumë trishtim ju informojmë se Sasha Johnson u qëllua me armë në kokë. Ajo gjithmonë ka qenë e përfshirë në luftën për njerëzit me ngjyrë dhe kundër padrejtësive që rrethojnë komunitetin me ngjyrë”, shkruan lëvizja duke i ftuar njerëzit të luten për shërimin e saj.

“Ne të gjithë shpresojmë që gjendja e vajzës të përmirësohet. Hetimi ynë është në fillimet e tij dhe ne po përpiqemi të kuptojmë rrethanat”, tha kryeinspektori Jimi Tele. Gjatë fjalës së tij ai u bëri thirrje banorëve të Rrugës së Konsortit, ku ndodhi sulmi, që të kontrollojnë kamerat e citofonëve dhe zileve të derës në kërkim të ndonjë të dhëne.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion