Spartak Braho kërkon shqërimin e Ilir Metës me forcë në Komision, deputetet e PS kundër

Politikë

Spartak Braho kërkon shqërimin e Ilir Metës me forcë në

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presientit Ilir Meta ka nisur punën ditën e sotme në mungesë të kreut të shtetit.

Gjatë diskutimit kryetari Alket Hyseni theksoi se presidenti ende nuk I është përgjigjur komisionit duke refuzuar paraqitjen edhe ditën e sotme.

Gjatë diskutimit, deputeti Spartak Braho tha se Komisioni ka gjithë atributet për ta thirrur forcërisht kreun e shtetit për të dhënë shpjegime.

Por ka qenë deputetja Klotilda Bushka, që theksoi se megjithë mundësinë e Komisionit për ta thirrur Metën forcërisht, kjo të mos bëhet.

Ajo theksoi se anëtarët do ta kenë në konsideratë edhe faktin se kreu I shtetit s`ju përgjigj Komisionit.

Të njëjtin mendim dha edhe deputetja Vasilika Hysi e cila theksoi se shoqërimi me forcë I presidentit do ta tensiononte situatën politike në vend dhe do të linte në parlamentin e Shqipërisë një precedent të turpshëm për brezat që vijnë./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion