Spartak Braho i kërkon komisionit të votojë propozimin për Metën: Ky president nuk ka karakter

Politikë

Spartak Braho i kërkon komisionit të votojë propozimin për

Deputeti Spartak Braho, duke folur në Komisionin Hetimor për presidentin Ilir Meta, deklaroi se kreu i shtetit duhet të thirret me dhunë.

Braho thekson se Meta nuk ka karakter, duke shtuar se akuzohet ndër të tjera për thirrje për dhunë.

“Presidenti ka detyrimin të sillet edhe me forcë, por është edhe çështje vullneti. Ai nuk ka vullnet të njohë Kuvendin, Komisionin Hetimor e jo më të përgjigjet për kërkesat e parlamentit. Ky president nuk ka karakter.

Më kujtohet kur Meta ishte kryeministër, e mori me dhunë Berishën, sikundër Berisha e ka marrë Metën me dhunë. Ky veç të tjerash akuzohet për thirrje me dhunë dhe për dhunë, që parashikohet në Kod Penal. Meta duhet të thirret me dhunë nesër, kështu që ta votojmë këtë propozim. Ky është mendimi im”,  deklaroi Braho.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion