Katër sulme me bomba në Festën e Bajramit, mbi 11 persona të vrarë, plagosen 13 të tjerë.

Bota
Katër sulme me bomba në Festën e Bajramit, mbi 11 persona të
ilustrim

Sulmet ndodhën vetëm disa orë pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi treditor, të shpallur nga talibanët, me rastin e Festës së Bajramit.

Pesë civilë, përfshirë një grua dhe fëmijë, u vranë nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës, në qarkun Panxhuai të provincës Kandahar, tha zëdhënësi i policisë provinciale, Jamal Naser Barekzai.
Ai shtoi se dy fëmijë u vranë dhe tre të rritur u plagosën në një shpërthim tjetër të bombës, që goditi një taksi, në rrethin Maivand të së njëjtës provincë. Në provincën qendrore të Gaznit, dy civilë u vranë gjithashtu nga një bombë në anë të rrugës, thanë zyrtarët.

Në provincën veriore të Kunduzit, shpërthimi i një bombe të ngjitur për një automjet civil vrau dy civilë dhe plagosi 10 të tjerë, tha Enhamuddin Rahmani, zëdhënës i shefit të policisë provinciale.
Përgjegjësinë për sulmet me bomba nuk e mori asnjë grup. Raporte për luftime të drejtpërdrejta midis militantëve talibanë dhe forcave qeveritare po ashtu nuk ka pasur. Në fillim të këtij muaji, Shtetet e Bashkuara kanë nisur t’i tërheqin trupat e veta nga Afganistani, pas 20 vjetësh luftë.

Deri më 11 shtator pritet të tërhiqen të gjitha trupat amerikane, ashtu si edhe forcat e tjera të NATO-s, të pranishme në Afganistan. Kjo ka rritur shqetësimet e vëzhguesve nëse Qeveria afgane mund t’ia dalë e vetme në luftën kundër talibanëve dhe grupeve të tjera militante.

ME TE LEXUARAT