Katari nuk ndalet, çon 25 ton ushqime dhe pajisje mjekësore në Kabul

Në Kabul ka mbërritur avioni i tretë me ushqim dhe barna, nisur nga Katari. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se avioni me 25 ton ushqim dhe pajisje mjekësore janë pjesë e ndihmës humanitare që ka nisur për afganët, pas pushtimit nga talebanët.
Më 1 shtator, një avion i Qatar Airëays, pasi talibanët e morën kontrollën e aeroportit, solli ekipin teknik në Kabul për të bërë kryer inspektime për rihapjen e aeroportit. Më pas më 4 dhe 6 shtator, dy avionë nga Katari me ndihma humanitare dhe barna arritën në Kabul.
Talibanët bisedojnë me Turqinë dhe Katarin për rifunksionimin e aeroportit, porta që lidh Afganistanin me botën. Komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht SHBA-ja, vendet e Evropës dhe Kombet e Bashkuara, kërkojnë që aeroporti i Kabulit të aktivizohet sa më shpejtë.//AA


