Tentuan të kultivonin bimë narkotike, vihen në pranga dy vëllezërit në Memaliaj

Aktualitet

Tentuan të kultivonin bimë narkotike, vihen në pranga dy

Dy vëllezër janë arrestuar në Memaliaj me akuzën për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë goditur dhe dokumentuar një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ku u kapën dhe u ndaluan shtetasit S. S., 37 vjeç dhe R. S., 32 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Luftinjë, Memaliaj.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në fshatin Luftinjë, kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve S. S. dhe R. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion