Bie zjarr në një burg të Indonezisë, vdesin 40 persona
Lajmifundit
/
8 September 2021, 09:31
Bota

Të paktën 40 persona kanë vdekur në një burg në Indonezi, pas një zjarri masiv. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një burg në provincën Banten, ndërsa shkak mendohet se është bërë një shkëndije elektrike.

Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa në burg ishin të akuzuarit për trafik droge.

Pamjet e publikuara nga mediat vendase tregonin flakët që dilnin nga tarraca e godinës ndërsa veç viktimave të paktën 8 persona kanë marrë lëndime serioze.


