Kapet me kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Bota

Kapet me kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Një 53-vjeçar me origjinë shqiptare,  i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike, u arrestua nga Karabinierët e Passignano-s, të cilët vepronin së bashku me efektivët e Njësisë Operacionale dhe Radiomobile.

Gjatë kontrollit të dyshuarit i gjetën 3 gramë kokainë, e ndarë në po aq doza, 10 gram hashash, një peshore precize, material prerës dhe paketimin e lëndës narkotike, si dhe 330 euro cash, që mendohet se përbënin të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm.

Shqiptari u arrestua në mënyrë flagrante dhe u vendos në masën e sigurisë arrest shtëpie. Është sekuestruar lënda narkotike, materiali i gjetur dhe shuma e parave. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion