Emri/ Aksident tragjik në Itali, makina përplas për vdekje shqiptaren sapo zbret nga mjeti

Aktualitet

Emri/ Aksident tragjik në Itali, makina përplas për vdekje

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një shqiptareje në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (11 mars) në Villafranca, ku e reja u përplas nga një shofer fillestar.

Mediat në shtetin fqinj raportojnë se bëhet fjalë për shtetasen Edmonda Boka, e cila sapo zbriti nga makina e saj, është përplasur nga një tjetër mjet, që drejtohej nga një 18-vjeçar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca së bashku me një helikopter, por nuk kanë mundur të mbajnë në jetë shqiptaren.

Mjeku që ndodhej në bordin e helikopterit vetëm sa konfirmoi se vajza kishte ndërruar jetë.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit që i morën jetën shqiptares.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion