Kaluan Covid-19 por nuk krijuan antitrupa, studiuesit shpjegojnë fenomenin

Bota

Kaluan Covid-19 por nuk krijuan antitrupa, studiuesit shpjegojnë fenomenin

Studiuesit kanë hulumtuar personat që e kanë kaluar Covid-19 por nuk kanë krijuar antitrupa specifikë. Studimi i qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, dëshmon qartë se jo të gjithë krijojnë antitrupa nga koronavirusi, ndonëse mund ta kenë kaluar me sukses sëmundjen.

Sipas ekspertëve, kjo gjë i detyrohet moshës përgjithësisht më të re të të prekurve në këtë rast, por mbi të gjitha faktit që ngarkesa virale me të cilën ata janë përballur, ka qenë më e ulët. Verifikimet nga Universiteti i Alabamës treguan se të paktën 36% e të infektuarve nuk kishin krijuar antitrupa.

Kaluan Covid-19 por nuk krijuan antitrupa, studiuesit shpjegojnë fenomenin

Edhe një studim izraelit kishte treguar më herët raste personash që mbeteshin sieronegativë edhe pse rezultati i testit i kishte dalë pozitiv pas marrjes së një kampioni nga hunda. Një kërkim në Gjermani sakaq ka befasuar me rezultatin: sipas tij, 85% e të prekurve nuk kishin arritur të bënin antitrupa.

Nëse diçka e tilla konfirmohet plotësisht personat që nuk bëjnë antitrupa reagojnë ndryshe ndaj vaksinave, e mund të kenë nevojë për më shumë doza pasi konsiderohen më pak të mbrojtur nga sëmundja./express

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion