Kosovë/ Nëna i vdiq pak ditë më parë si pasojë e Covid-19, foshnja në gjendje të rëndë

Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë për jetën foshnja e 26-vjeçares që ndërroi jetë si pasojë e Covid-19 në Kosovë. Mediat vendase shkruajnë se foshnja, i infektuar me Covid, është i intubuar me respirator. Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Hajrije Ismaili bëri me dije se në spital po trajtohen edhe dy foshnje të tjera. Sipas saj, ata nuk janë të infektuar, por nëna e tyre po.
“Ditët e fundit në Klinikën e Neonatologjisë kemi pasur pranime të foshnjave të nënave COVID pozitiv, të gjitha foshnjat kanë rezultuar negative dhe gjendja e tyre e pothuajse të gjithave ka qenë stabile përveç një foshnje e cila është në gjendje të rëndë dhe që në momentin e lindjes ka qenë në gjendje të rëndë dhe vazhdon të jetë në ventilim mekanik.
Aktualisht i kemi tre foshnje, dy prej tyre janë në gjendje stabile dhe 1 një gjendje të rëndë. ai është negativ por qysh në lindje ka qenë në gjendje të rëndë dhe vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, Gjendja e nënës gjatë lindjes ka qenë e rëndë edhe foshnja ka qenë në gjendje të rëndë.
Gjatë periudhës së vitit 2021 kemi pasur 6 foshnje të cilat kanë rezultuar COVID-19 pozitiv, të gjitha janë liruar në gjendje të mirë përveç 1 e cila ka qenë në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë. ky është rasti i dytë që një foshnje ka ndërruar jetë, rasti i parë ka ndodhur në vitin e kaluar dhe tani për këtë vit është 1 rast.
“Varësisht nga gjendja e foshnjës nëse foshnja ka nevojë për trajtim bëhet trajtimit sipas të gjeturave klinike, laboratorike dhe radiologjike ndërkaq foshnjat që janë në gjendje stabile bëhet përkujdesje rutinore. Rekomandimet janë që foshnjat të ushqehen nga nënat COVID-19 me masa të shtuara me mbajtje të maskës me higjienë madje edhe në po të njëjtën dhomë mund të qëndroj foshnja së bashku me nënën. Nënat gjidhënëse duhet të vaksinohen, prandaj bëjmë apel tek nënat gjidhënëse dhe i inkurajojmë të vaksinohen”, tha ai.
Në Kosovë shifra e personave të vdekur nga koronavirusi vazhdojnë të jenë dyshifrore. Brenda 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë 28 persona, derisa pozitiv me COVID kanë rezultuar 920 persona./express


