"Ka harruar si e pësoi Napoleoni", Putin i përgjigjet Macronit!

Bota

"Ka harruar si e pësoi Napoleoni", Putin i përgjigjet

Rusia paralajmëroi të enjten presidentin francez Emmanuel Macron që të mos e kërcënojë atë me retorikë bërthamore, si dhe  përjashtoi propozimet evropiane për të dërguar forca paqeruajtëse nga anëtarët e NATO-s në Ukrainë.

Macron tha në një fjalim drejtuar kombit se Rusia është një kërcënim për Evropën, Parisi mund të diskutojë shtrirjen bërthamore për aleatët dhe se ai do të mbajë një takim të shefave të ushtrisë nga vendet evropiane që janë të gatshëm të dërgojnë trupa paqeruajtëse në Ukrainë pas një marrëveshjeje paqeje.

Kremlini shprehet se fjalimi ishte jashtëzakonisht konfrontues dhe se Macron dëshironte që lufta në Ukrainë të vazhdonte.

"Ende ka njerëz që duan të kthehen në kohën e Napoleonit, duke harruar si përfundoi ajo histori. Duhet të zgjedhim një paqe që na përshtatet dhe që do të sigurojë paqen për vendin tonë në afat të gjatë.

Rusia nuk do të heqë dorë kurrë nga ajo që është e vetja. Gabimi i armiqve tanë është se na nënvlerësuan. Nga kjo nisën të gjitha: nënvlerësimi i karakterit të popullit rus”, shprehet presidenti Vladimir Putin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion