“Jam me fat që ke qënë nëna e fëmijës tim”, 32-vjeçari përlot me fjalët për bashkëshorten që e vranë gjatë grabitjes

Bota

“Jam me fat që ke qënë nëna e fëmijës

“Kam qenë me fat që të kam takuar, shumë me fat që më ke dashur, edhe më me fat që ke qenë nëna e fëmijës tim. Lydia do të rritet pa nënën e saj të mrekullueshme, por Caroline, e cila ishte gëzimi i jetës, do të jetë me mua përgjithmonë përmes Lydias …”

Me këto fjali, 32-vjeçari grek i dha lamtumirën bashkëshortes së tij 20-vjeçares Caroline e cila u vra në mënyrë makabre në shtëpinë e tyre nga grabitësit.

“Jam me fat që ke qënë nëna e fëmijës

Babis Anagnostopoulos preku të gjithë me fjalët e tij gjatë ceremonisë mortore të 20-vjeçares e cila u varros në Alonissos. Ai mbërriti me helikopterin e kompanisë ku punon sot për t’i dhënë lamtumirën bashkëshortes, ndërsa në krah mbante foshnjën e tyre 11-muajshe.

Nëna e 20-vjeçares, Susan shoqëroi trupin e viktimës nga Athina në Alonissos, ndërsa i ati i cili vuan nga probleme shëndetësore, nuk mundi të jetë prezent. Në ceremoninë mortore gjithashtu morën pjesë të afërm dhe miq të viktimës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion