Britania me dorë të "hekurt", qelitë në aeroportet të mbushura plot me europianë të dëbuar

Bota

Britania me dorë të "hekurt", qelitë në aeroportet

Një vajzë 25-vjeçare spanjolle nga Valencia u ul me avion në aeroportin Gatwick të Londrës për t’iu përgjigjur një interviste pune. U arrestua për tre ditë, ndërkohë që mund të rrinte tek e motra që prej vitesh jetonte në kryeqytetin britanik.

Një tjetër vajze nga Bilbao, po në të njëjtin aeroport,  iu mor celulari dhe u mbyll në një qeli brenda godinës për 24 orë, me 6 gra të tjera. Edhe ato nënshtetase europiane, italiane, franceze, bullgare, faji i vetëm i të cilave ishte të kërkonin punë, diçka tërësisht normale për to në Britaninë e Madhe, deri në janarin e kaluar.

Por me Brexit gjithçka po ndryshon shumë shpejt, dhe efektet konkrete po bëhen gjithmonë e më të dukshme, me mëritë e fshehura në bashkëjetesën gjysmëshekullore në BE që po dalin në pah në forma të ndryshme. Janë gjithmonë e më shumë nënshtetasit e BE-së që po shohin një trajtim shumë të ashpër nga ana e autoriteteve kufitare të Londrës, siç evidenton së fundmi edhe një reportazh i gazetës “The Guardian”, që ka intervistuar disa nga europianët e dëbuar, si të ishin kriminelë.    

Në një reportazh të gazetës “The Guardian”, janë paraqitur historitë e disa prej europianëve të dëbuar kohët e fundit nga autoritetet britanike Sipas ekspertëve të së drejtës së emigracionit, përtej abuzimeve individuale, ekziston edhe një boshllëk ligjor në këto muajt e parë të Brexit. Edhe pse në rregulloren e zyrës së emigracionit bëhet e ditur qartësisht se kërkohet një paraprakisht një vizë për çdo person që dëshiron të punojë në Britani, po aq qartësisht shtohet se nënshtetasit e BE-së mund të marrin pjesë “në seminare, konferenca, intervista pune, dhe të nënshkruajnë marrëveshje dhe kontrata”.

E shkruar qartë, por jo për funksionarët e Home Office britanik që vijojnë me dëbimet që përfshijnë edhe 24 deri në 72 orë  arresti, pothuajse në kushte izolimi për shkak të masave kundër COVID-19. E gjithë kjo, shesh herë pa i komunikuar vendimin as ambasadave përkatëse.  Janë të shumta tashmë  kërkesat nga europarlamentarët për presidenten e Komisionit Europian Ursula Van der Leyen për të marrë masa ndaj këtij fenomeni që sipas tyre shkon ndesh me frymën e marrëveshjes për Brezit të fillim vitit./A2news

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion