“Jam kalimtar ”/ Shkaktoi aksidentin ku u plagosën 4 persona dhe tentoi të mashtronte policinë, pranga 20-vjeçarit

Bota

“Jam kalimtar ”/ Shkaktoi aksidentin ku u plagosën 4 persona

Një aksident i rëndë në Milano ka lënë një 21-vjeçar në gjendje tepër kritike për jetën, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, kur dy makina u përplasën në një kryqëzim të zonës Bicocca.

Sipas policisë lokale, shoferi i njërit prej mjeteve ka rezultuar të jetë një 20-vjeçar pa patentë, i cili pas aksidentit ka tentuar të mashtrojë autoritetet duke u prezantuar si kalimtar që kishte ndaluar për të dhënë ndihmën e parë. Ai kishte edhe rroba të njollosura me gjak, por pretendoi se kishte zbritur nga një tramvaj.

Hetimet, pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmia e një mjeku që ndodhej rastësisht në vendngjarje, zbuluan se i riu ishte në fakt drejtuesi i mjetit. Një nga këpucët e tij u gjet brenda makinës së aksidentuar, duke rrëzuar përfundimisht mashtrimin e tij.

21-vjeçari që ndodhej në të njëjtin mjet është në gjendje kritike në spital, ndërsa një 30-vjeçare ndodhet në terapi intensive pas një ndërhyrjeje urgjente. Po ashtu edhe një pasagjer tjetër është plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit tjetër është shoqëruar në spital dhe i është bërë testi nëse ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, që ka rezultuar pozitiv. Autoritetet po verifikojnë nëse substanca është konsumuar para aksidentit apo në ditët e mëparshme.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, zjarrfikëse dhe disa ambulanca, për shkak të dëmeve të rënda dhe zjarrfikjes së automjetit të përmbysur.

Pozicioni i shoferit pa patentë është tashmë nën hetim nga prokuroria italiane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion