Maratona eTiranës, Rama: Falenderim e duartrokitje për pjesëmarrësit nga shumë vende

Politikë

Maratona eTiranës, Rama: Falenderim e duartrokitje për

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar ekipin e Bashkisë së Tiranës për organizimin e suksesshëm të Maratonës që u mbajt sot në kryeqytet, duke e cilësuar atë si një realitetet më të bukura të Tiranës së re Europiane dhe Turistike.

Rama shprehet se jo shumë vite më parë, maratona ishte një ambicie e shpallur nga Bashkia e Tiranës, ndërsa sot është pjesë e denjë e stacioneve të klubit europian të maratonistëve.

“Një ambicie e shpallur si fillim nga Bashkia e Tiranës jo shumë vite më parë, me disa dhjetëra të “çmendur” që morën pjesë në maratonën e parë dhe sot një nga realitetet e bukura të Tiranës së Re Europiane dhe Turistike, e cila tanimë është pjesë e denjë edhe e stacioneve të klubit europian të maratonistëve

Falenderim e duartrokitje për pjesëmarrësit nga shumë vende, po edhe një duartrokitje e posaçme për skuadrën e Bashkisë së Tiranës”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion