Izraeli fillon sërish sulmet në Iran, shpërthime të fuqishme në Isfahan

Sulmet e Izraelit kanë rinisur në Iran. Disa shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Isfahan, në Iranin qëndror. Ngjarja raportohet nga disa media lokale.
Forcat e Armatosura Iraniane përdorën sot një raketë të re kundër Izraelit.Kjo u deklarua nga zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes iraniane, Gjenerali Alireza Talaee Nik, në një intervistë me transmetuesin shtetëror iranian.
"Sot përdorëm një nga raketat tona për herë të parë, dhe regjimi sionist as nuk e vuri re se ishte vendosur. Ata do të kenë më shumë surpriza si kjo. Irani po përballet me një luftë të imponuar. Ne jemi në një pozicion mbrojtës, por po përdorim të gjitha aftësitë tona ofensive dhe mbrojtëse. Armiku nuk mund të përballojë një luftë të gjatë", tha ai.
Irani është gati të angazhohet në një proces negociatash vetëm nëse vijat e tij të kuqe respektohen dhe merren parasysh, tha një zyrtar i sigurisë në Teheran për Al Jazeera.
Sipas burimit, çdo ndërhyrje e mundshme e SHBA-së do të rrezikonte të fuste të gjithë rajonin në luftë. Ky duket si një mesazh shumë i qartë për amerikanët.


