Iu gjetën në makinë 19 kg kokainë, 20 kg heroinë dhe 5 mijë euro, pranga 2 shqiptarëve në Itali

Bota

Iu gjetën në makinë 19 kg kokainë, 20 kg heroinë dhe 5

Të paktën 2 shqiptarë janë arrestuar në Itali, të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Mediat vendase shkruajnë se kanë rënë në pranga shtetasit L 45 vjeç dhe J.S të 27 vjeç, pas një hetimi të gjatë.

Fillimisht policia e Venezias kishte informacione se një mbante një sasi të madhe droge në një apartament. Policët vunë re 45-vjeçarin në bordin e makinës së tij pranë Viale Monza, teksa ishte duke dorëzuar një zarf të kuq tek një 27-vjeçar po ashtu shqiptar i cili pasi u kontrollua më pas, u zbulua se mbante dy pako heroinë me peshë rreth 1 kilogram.

Pas ndalimit policia 45-vjeçarit shqiptar i gjeti në makinë një shumë prej 2 mijë eurosh. Ndërsa pas kontrollit në banesën e tij u gjetën 19 kg kokainë, 20 kg heroinë, 160 kg lëndë përzierëse, 5,500euro para të thata, material për përpunimin dhe paketimin e drogës, një presë e madhe metalike, tre furra me mikrovalë, dy përzierës të mëdhenj, kimikate të lëngshme dhe dy maska me gaz. Droga e sekuestruar do të kishte sjellë rreth 3 milionë euro fitime në treg./ abcnews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion