Itali/ Shpërthim në fabrikën e përpunimit të mbeturinave, raportohet për 3 të vdekur

Bota

Itali/ Shpërthim në fabrikën e përpunimit të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Marcianise, provincë në Caserta të Italisë, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në ambientet e një fabrike për përpunimin mbeturinave “Ecopartenope”.


Sipas mediave italiane, viktimat janë tre punëtorë, mes tyre edhe pronari i kompanisë, të cilët po punonin pranë një depoje kur ndodhi shpërthimi.

Një person i katërt rezulton ende i zhdukur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur lehtë.

Shpërthimi besohet se është shkaktuar nga vala e goditjes e krijuar nga një rezervuar me vaj të përdorur, që u hodh në erë duke shkaktuar një tronditje të fortë në zonë.

Sipas dëshmive paraprake, punëtorët janë hedhur disa metra në ajër nga fuqia e shpërthimit.

Në vendngjarje ndodhen disa ekipe zjarrfikësish dhe autoritetet po vijojnë operacionet për kërkimin e personit të zhdukur dhe për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion