Itali, punëtori shtypet nga makineria, humb jetën 52-vjeçari

Bota

Itali, punëtori shtypet nga makineria, humb jetën 52-vjeçari
Një punëtor 52-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në një fabrikë Stellantis në Italinë jugore. Pas ngjajres së rëndë punëtorët e fabrikës kanë bërë thirrje për një grevë të menjëhershme në fabrikë, duke u ankuar për masat e papërshtatshme të sigurisë. 

“Stellantiss shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet për familjen e viktimës. Kompania po bashkëpunon në mënyrë aktive me autoritetet gjyqësore dhe policinë, të cilët po hetojnë shkaqet e aksidentit”, tha zëdhënësi në një deklaratë. 

Punëtori i mirëmbajtjeje në fabrikën e motorëve Pratola Serra vdiq sot pasi u shtyp nga një makineri teksa po punonte. Aksidenti shkaktoi një reagim të ashpër mbi standardet e sigurisë në vendin e punës në Itali.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion