ISIS i vrau djalin, nëna e ushtarit 20-vjeçar: Ai la pas gruan me djalin, Biden një mbeturinë

Bota

ISIS i vrau djalin, nëna e ushtarit 20-vjeçar: Ai la pas gruan me

Një nga ushtarët amerikanë që u vra nga sulmi i ISIS, ishte 20-vjeç dhe pas ka lënë bashkëshorten shtatëzanë. Kështu ka treguar nëna e tij, Katie Mçollim për mediat amerikane. E shkatërruar nga vdekja e të birit, ajo tregoi planet që ai kishte pasi të kthehej në SHBA.

“Djali im po bëhej gati që të kthehej në shtëpi, kishte në plan të qëndronte me gruan pas lindjes së djalit të tyre”, tha ajo, ndërsa ofendoi ashpër presidentin Joe Biden, duke e cilësuar një “mbeturinë të paaftë”.

ISIS i vrau djalin, nëna e ushtarit 20-vjeçar: Ai la pas gruan me

Më tej nëna e viktimës tha momentin kur mori vesh vdekjen e djalit. “Djali im ishte një nga marinsat që vdiq pardje. Ata erdhën për të më zgjuar në katër të mëngjesit për të më thënë që djali im kishte vdekur”, tha ajo.

ISIS i vrau djalin, nëna e ushtarit 20-vjeçar: Ai la pas gruan me

Kujtojmë se sulmi kamikaze vrau 13 ushtarë amerikanë dhe vetëm 2 prej tyre janë bërë publikë për mediat. Bëhet fjalë për 20 vjeçarin dhe Nicole Gee, e reja e cila u bë virale me foshnjën afgane në krah.

ME TE LEXUARAT