“Range Rover”-i shpërthen në flakë në autostradën Tiranë-Durrës, tymi pushton zonën

Aktualitet

“Range Rover”-i shpërthen në flakë në

Një makinë tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, rreth 1 km nga mbikalimi i Kamzës.

Janë siguruar pamjet nga momenti ku makina po shkrumbohej nga flakët ndërkohë që shtëllunga të mëdha tymi janë përhapur në zonë. Nuk dihet nëse ka apo jo të lënduar, ndërsa dyshohet që shkak të jetë bërë një defekt teknik.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërkohë që u ndalua qarkullimi i automjeteve në njërin sens të autostradës deri në shuarjen e plotë të flakëve.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion