Gjermanët protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm, policia arreston 180 qytetarë

Bota

Gjermanët protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm,

Në Gjermani po protestohet për vaksinimin e detyrueshëm. Mediat vendase shkruajnë se mijëra njerëz kanë pushtuar rrugët në Berlin, dhe në dy ditë janë arrestuar 180 persona.

Gjermanët protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm,

Sipas Reuters, protesta nisi të shtunën, ku qytetarët kërkonin që vendimi të hiqet. Shumë prej tyre përpiqeshin të thyenin barrierat dhe t’i afroheshin parlamentit në Berlin.

Për pasojë 100 prej tyre ranë në pranga. Ndërkohë, në Gjermani, 60% janë vaksinuar plotësisht. Por, situata nuk është aspak e mirë. Rastet ditore janë rritur ndjeshëm dhe vaksinimi është parë si mënyra e vetme nga qeveria që të shmangë vdekjet.

Gjermanët protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm,

Sipas mediave gjermane, në 24 orët e fundit, janë raportuar 8,416 të infektuar dhe 12 viktima.

ME TE LEXUARAT