Pas refuzimit të vaksinave, Kim Jong thirrje: Do e përballojmë pandeminë në stilin tonë

Bota

Pas refuzimit të vaksinave, Kim Jong thirrje: Do e përballojmë

Kim Jong, lideri i Koresë së Veriut ka deklaruar së fundmi se situata e pandemisë do të përballohet në stilin e tyre. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Kim Jong ka urdhëruar zyrtarët e shtetit që të zbatojnë një fushatë të rreptë për parandalimin e pandemisë.

“Duhet ta mbani në mend se forcimi i parandalimit të epidemisë është detyrë e rëndësisë më të madhe, e cila nuk duhet të dobësohet në asnjë çast”, tha ai një ditë më parë.

Në fjalën e tij, Kim Jong tha se qytetarët duhet të përgatiten për masa të rrepta anti- Covid, përfshirë edhe mbylljen e kufijëve të shtetit. Kim Jong vazhdon me këto masa të rrepta, ndonëse vendi po përballet me vështirësi të theksuara në ushqim.

Pas refuzimit të vaksinave, Kim Jong thirrje: Do e përballojmë

Ndërkohë kujtojmë se Koreja e Veriut para disa ditësh refuzoi 3 milionë doza vaksinë anti- Covid nga Covax.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion