Irani rikthen tonet e luftës/ Komandanti i IRGC: Përplasja me SHBA-të do të fillojë sërish

Bota

Irani rikthen tonet e luftës/  Komandanti i IRGC: Përplasja me

Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare Islamike tha se “me gjasë” do të rinisë konfrontimi ushtarak mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara – vetëm dy ditë pasi Irani dorëzoi një draft-propozim për paqe te ndërmjetësi, Pakistani.


Mohammad Jafar Asadi, zëvendëskomandant i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya – komanda qendrore e ushtrisë – i bëri këto deklarata më 2 maj, duke pretenduar se dëshmitë tregojnë se “Amerika nuk e respekton asnjë marrëveshje apo zotim”.

Ai i hodhi poshtë deklaratat dhe veprimet e SHBA-së që nga armëpushimi i 8 prillit, duke i ciësuar si gjerësisht të inskenuara, të dizajnuara, sipas tij, kryesisht për të ndalur rënien e çmimeve të naftës dhe për të ndihmuar Uashingtonin të “shpëtojë nga kurthi që e krijoi vetë”.

Ai shtoi se forcat e tij janë në gjendje “gatishmërie të plotë” për çdo situatë të mundshme.

Këto deklarata erdhën në kohën kur janë të rritura tensionet diplomatike. Irani dorëzoi draftin e tij në Islamabad më 29 prill, raportuan mediat shtetërore, por nuk u dhanë detaje për përmbajtjen e tij.


Lufta – e nisur nga SHBA-ja dhe Izraeli më 28 shkurt – është ndërprerë që nga 8 prilli, ndonëse një rund bisedimesh për paqe, i mbajtur në Pakistan, nuk ka prodhuar rezultate.

Në Uashington, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai nuk ishte i kënaqur me ofertën iraniane.

“Në këtë moment nuk jam i kënaqur me atë që po ofrojnë”, u tha ai gazetarëve, duke ia atribuuar bllokadën “mosmarrëveshjeve të mëdha” brenda udhëheqjes iraniane.

Ai e paraqiti zgjedhjen në mënyrë të prerë: “A duam të shkojmë dhe thjesht t’i shkatërrojmë plotësisht dhe t’i përfundojmë përgjithmonë – apo duam të përpiqemi të bëjmë një marrëveshje?”.

Trump tha se “do të preferoja të mos” zgjidhte opsionin e parë, “nga një këndvështrim njerëzor”./ REL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion