“SHBA na vodhi retë”/ Deputeti irakian: Sa nisi lufta me Iranin, nisën reshjet e shiut në rajon

Deklaratat e një ligjvënësi irakian kanë shkaktuar debat të gjerë në rrjetet sociale, pasi ai pretendoi se SHBA dhe Izraeli po ndikojnë në motin në Lindjen e Mesme.
Sipas Abdullah Al-Kaikhanit, për vite me radhë janë përdorur avionë për të ndërhyrë në formimin e reshjeve, duke ndikuar në thatësirat që kanë prekur rajonin. Ai madje e lidh rikthimin e shirave me zhvendosjen e vëmendjes së këtyre vendeve drejt tensioneve me Iranin.
Deklaratat janë përhapur me shpejtësi online dhe kanë nxitur reagime të shumta, përfshirë edhe teori të tjera në rrjete sociale që lidhin ndryshimet e motit në Turqi dhe Iran me veprime ushtarake apo politike në rajon.
Megjithatë, ekspertët e meteorologjisë i kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar se nuk ka asnjë provë shkencore për teknologji që mund të kontrollojë apo “manipulojë” retë dhe reshjet në këtë mënyrë.
Sipas tyre, ndryshimet klimatike dhe reshjet lidhen me procese natyrore atmosferike, jo me ndërhyrje të tilla të supozuara, dhe bëjnë thirrje që të shmangen teoritë konspirative.


