Tentoi të vidhte një motomjet, e pëson 20-vjeçari në Vlorë

Aktualitet

Tentoi të vidhte një motomjet, e pëson 20-vjeçari në

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Vlorë, i dyshuar për tentativë vjedhjeje të një motomjeti në qytet.

Ngjarja është regjistruar një ditë më parë, rreth mesditës, në lagjen “28 Nëntori”. Sipas policisë, i riu me inicialet V.M. u kap më pas në zonën e “Ujit të Ftohtë”, ku u arrestua në flagrancë nga shërbimet e rendit.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet dhe u sekuestrua një përforcues metalik grushti. Policia gjithashtu ka bërë të mundur gjetjen e motomjetit të dyshuar të vjedhur, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për hetime të mëtejshme, ndërsa ndaj të riut rëndojnë veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion