Irani iu përgjigj negativisht, Trump: Bombardime si kurrë më parë nëse nuk pranon marrëveshje për programin bërthamor!

Bota

Irani iu përgjigj negativisht, Trump: Bombardime si kurrë më

Irani ka refuzuar zyrtarisht çdo mundësi për negociata të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara mbi programin e tij bërthamor, njoftoi te dielën presidenti i vendit, Masoud Pezeshkian, raporton CNN. Ky është reagimi i parë zyrtar nga Teherani pas letrës së Donald Trump drejtuar liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Sipas presidentit iranian, përgjigja e Iranit është përcjellë përmes Sulltanatit të Omanit dhe lë të hapur mundësinë e bisedimeve indirekte me Uashingtonin. Megjithatë, siç sqaroi ai, këto përpjekje nuk kanë sjellë asnjë rezultat të prekshëm që nga viti 2018, kur Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme SHBA-në nga marrëveshja për programin bërthamor të Iranit.

Situata është përkeqësuar në mënyrë dramatike vitet e fundit, me një sërë sulmesh në det dhe në tokë duke intensifikuar tensionet rajonale. Konflikti midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës implikoi më tej Iranin, pasi Izraeli synonte figurat kryesore të të ashtuquajturit "Boshti i Rezistencës", të cilin Teherani e mbështet. Në të njëjtën kohë, sulmet ajrore të SHBA-së kundër rebelëve shiitë Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen po ringjallin skenarët e veprimeve ushtarake kundër programit bërthamor iranian.

Reagimi i Trump 

Donald Trump ka kërcënuar Iranin me "bombardime" dhe dyfishim tarifash doganore nëse nuk arrihet një marrëveshje me SHBA-në për programin bërthamor iranian.

"Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do të ketë bombardime si kurrë më parë," tha presidenti i Shteteve të Bashkuara në një intervistë për NBC News.Megjithatë, ai shtoi se zyrtarët amerikanë dhe iranianë janë duke zhvilluar bisedime.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion