Gjermania cilëson SHBA-në partnerin më të rëndësishëm të Europës

Bota

Gjermania cilëson SHBA-në partnerin më të

Kancelarja Angela Merkel në një konferencë për marrëdhëniet e jashtme, deklaroi se SHBA do jetë gjithmonë partneri më i rëndësishëm i Evropës. KAncelarja po ashtu tha se marrëdhëniet translatike janë kthyer tashmë mes SHBA dhe BE, duke iu referuar zgjedhjes së presidentit amerikan, Joe Biden. Ajo solli në vëmendje marrëdhënien mes vendeve, në kohën kur SHBA udhëhiqej nga Trump, që nuk ishin aspak të mira.

Gjatë fjalës së saj, gruaja e hekurt tha se rifillimi i marrëdhënieve mes vendeve, nuk do të thotë rikthim në marrëdhëniet e mëparshme, pasi shumë gjera kanë ndryshuar vitet e fundit. Por, sipas saj, përgjigjet për çështjet e përbashkëta mund të gjendet vetëm me bashkëpunim të ngushtë.

Gjermania cilëson SHBA-në partnerin më të

Më tej, kancelarja shtoi se Gjermania nuk ka interes në ndarjen e botës në kampe dhe ishte përgjatë luftës së ftohtë SHBA ishte aleati më i rëndësishëm i Evropës. Ndërkohë që përveç theksit që i vuri rëndësisë së marrëdhënieve mes SHBA dhe BE, shtoi se çështje si tregtia dhe klima nuk mund të zgjidhen pa Kinën.

Më tej, Merkel tha se ajo gjithashtu mbështeste një marrëveshje dypalëshe tregtare mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. "Ne kemi marrëveshje tregtare me kaq shumë rajone të botës. Do të kishte shumë kuptim të zhvillonim një marrëveshje të tillë tregtare, të ngjashme me atë që kemi bërë me Kanadanë.", tha ajo.

ME TE LEXUARAT