Ikën rreziku për pandat, më në fund nuk janë më në kërcënim zhdukjeje

Bota

Ikën rreziku për pandat, më në fund nuk janë më

Pandat gjigante nuk janë më të kërcënuara si specie në zhdukje, megjithëse ato janë ende në rrezik.

Kjo është ajo që autoritetet kineze kanë vendosur, duke nënvizuar se numri i këtyre kafshëve në natyrë ka arritur në 1 800.

”Klasifikimi i ri pasqyron kushtet e tyre të përmirësuara të jetesës si rezultat i përpjekjeve afatgjata për t’i ruajtur ato, përfshirë zgjerimin e habitateve”, tha Cui Shuhong, drejtor i Ministrisë kineze të Ekologjisë dhe Mjedisit.

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) tashmë kishte hequr pandat gjigante nga lista e specieve të rrezikuara që nga viti 2016 duke i riklasifikuar ato si “të prekshme”.

Me atë rast, megjithatë, Pekini e kundërshtoi vendimin, duke deklaruar se ai mund të çonte në përpjekje lehtësuese për ruajtjen e këtyre kafshëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion