“Përse ke tatuazh nëse je mysliman?”, këngëtari shqiptar përballet me ndjekësin (Foto)
Lajmifundit
/
11 July 2021, 15:02
Showbiz

Këngëtari Gold Ag ka marrë së fundmi pyetjen nga një ndjekës, lidhur me tatuazhet e tij dhe fenë myslimane. Përmes bashkëbisedimit në instastory, në rubrikën ask, ai merr pyetjen: “Përse ke tatuazh nëse je mysliman?”
“Shyqyr që nuk shihen gabimet e tjera se tatuazhet i kishe harruar. Më mirë mysliman me tatuazh se mysliman pa namaz”, është përgjigjur Gold AG.

Gold Ag njihet për dashurinë që ka për fenë.


