“Ia vlejti”! Tragjedi në SHBA, nëna vret djalin 11-muajsh që babai të mos merrte kujdestarinë

Bota

“Ia vlejti”! Tragjedi në SHBA, nëna vret djalin 11-muajsh

Një konflikt i ashpër familjar për kujdestarinë e një foshnje përfundoi në tragjedi në SHBA.

36-vjeçarja Madeline Veronique Daly pranoi se vrau djalin e saj 11-muajsh, Basil Stoner, pasi nuk donte që fëmija të kalonte nën kujdestarinë e babait.

Sipas dokumenteve të çështjes, Daly kishte marrë Basilin duke shkelur një vendim gjykate që i kishte dhënë përkohësisht kujdestarinë babait të fëmijës, Jake Stoner.


Babai u kishte thënë hetuesve se e kishte parë për herë të fundit djalin e tij më 28 shtator.

U zbulua pas një aplikimi për punë

Autoritetet arritën ta lokalizonin 36-vjeçaren më 23 dhjetor 2025, në një zonë pranë Silver City.

Sipas të dhënave të hetimit, Daly kishte aplikuar për një vend pune në këtë zonë. Gjatë kontrollit të të dhënave të saj u zbulua se ndaj saj kishte një urdhër arresti aktiv për rrëmbimin e fëmijës.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, pa gruan duke hyrë brenda një ruloti. Forcat e rendit rrethuan mjetin, por pak më vonë u dëgjua një e shtënë.

Policët hynë në mjet dhe gjetën Basilin me plagë fatale të shkaktuara nga një armë zjarri 9 mm. Sipas dokumenteve të gjykatës, foshnja ishte qëlluar në fytyrë.

Pas kësaj, Daly tentoi ta kthente armën drejt vetes, por policët arritën ta neutralizonin dhe ta arrestonin.

“Jake nuk mund ta marrë Basilin”

Pas arrestimit, Daly u tha hetuesve se besonte se veprimet e saj po e mbanin djalin të “sigurt”.

Pas arrestimit, gruaja pretendoi se fëmija do të ishte në rrezik dhe mund të abuzohej seksualisht nëse ajo do të dilte nga ruloti bashkë me të.

Ajo pretendoi gjithashtu se babai nuk kishte dashur kurrë të kishte marrëdhënie me djalin e tij dhe se nuk ishte interesuar për të as në aspektin financiar, fizik apo emocional.

U deklarua fajtore për vrasje të shkallës së parë

Më 24 gusht 2026, Madeline Veronique Daly u deklarua fajtore për vrasje të shkallës së parë.

Daly përballet me burgim të përjetshëm, që është dënimi maksimal i parashikuar në New Mexico për vrasje të shkallës së parë.

ME TE LEXUARAT