Aksident me mjetin e Policisë në tentativë largimi, plagosen dy efektivë/ Policia: Nuk po e ndiqnim 26-vjeçarin

Aktualitet

Aksident me mjetin e Policisë në tentativë largimi, plagosen dy

Dy efektivë policie kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të ndodhur ditën e djeshme, 28 gusht, në Kamëz, ku automjeti me të cilin po udhëtonin është përplasur me një tjetër.

Pas ngjarjes, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar për të sqaruar rrethanat e aksidentit, duke mohuar zërat se përplasja ka ndodhur gjatë një ndjekjeje policore.

Sipas Policisë, automjeti i efektivëve ishte duke patrulluar në zonë kur është goditur nga një automjet me drejtues 26-vjeçarin me inicialet R. T., i cili  teksa lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke shkaktuar përplasjen.

Si pasojë e aksidentit, dy punonjësit e Policisë kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor në spital, janë jashtë rrezikut për jetën.

26-vjeçari nuk ka pësuar dëmtime dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për të kryer veprimet procedurale, ndërsa blutë e Tiranës kanë theksuar se pretendimi se automjeti i policëve ishte përfshirë në një ndjekje policore në momentin e përplasjes është i pavërtetë.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një përplasje të një automjeti të Policisë me një automjet tjetër, në Kamëz, sqarojmë se pretendimi se përplasja ka ndodhur gjatë një ndjekjeje policore është i pavërtetë.

Automjeti i Policisë, i cili ishte duke patrulluar në territorin ku ishte planifikuar me shërbim, është goditur nga një automjet me drejtues shtetasin R. T., 26 vjeç, i cili, teksa lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital, jashtë rrezikut për jetën.

26-vjeçari nuk ka pësuar dëmtime dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT