I riu mbytet në lumë pasi kapi me grep peshkun gjigant në Brazil

Bota

I riu mbytet në lumë pasi kapi me grep peshkun gjigant në Brazil

Një ditë peshkimi mes miqsh përfundoi në tragjedi kur një prej peshkatarëve u mbyt në ujë pak pasi kapi me grep një peshk gjigant në Brazil.

23 vjeçari Allax Melo, ishte me shokët e tij në një lundrim peshkimi në lumin Araguia në krahinën Santa Terezinha në veri të vendit, kur tragjikisht ra nga barka dhe nuk arriti të dilte.

Dy miqtë e tij thanë në polici se Melo ishte duke tërhequr fillin me peshkun gjigant që i kishte ngecur në grep, kur humbi ekuilibrin.

Ata shtonin se kishin tentuar ta shpëtonin për rryma e kishte marrë me vete, shkruan rrjeti Daily Mail.

Shërbimet e emergjencës gjithashtu nisën kërkimet për të riun tragjik, por i ndaluan ato mbrëmjen e djeshme.

Trupi i Melo u gjet mëngjesin e të martës, kur u dërguar në zyrat e mjekësisë ligjore për autopsinë.

Policia e Mato Grosso tha se vijon hetimet mbi incidentin.

Peshku mustak gjendet në ujërat e ëmbla të lumenjve Amazon, Essequibo e Orinico që kalojnë përmes Brazilit, Bolivisë, Kolumbisë, Ekuadorit, Perusë, Suriname e Venezuelës.

Ata mund të rriten deri në 1.5 metra dhe të peshojnë deri në 80 kg, ndërsa njihen nga zgjatime në anë të gojës që japin përshtypjen e mustaqeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion