Zgjoi banorët duke përplasur tiganë e tenxhere, Xhaneta çon djemtë e BBV në përplasje fizike

Showbiz

Zgjoi banorët duke përplasur tiganë e tenxhere, Xhaneta

Një situatë e rëndë ka ndodhur mes banorëve të “Big Brother Vip Kosova” mëngjesin e sotëm, ku ka pasur edhe përplasje fizike mes konkurrentëve.

Gjithçka ka nisur me një akt të marrë nga Xhaneta, e cila zgjodhi të zgjojë banorët me zhurmë, duke përplasur tiganë e tenxhere. Por ky veprim i saj nuk u prit mirë nga Xuxi, i cili u zgjua i inatosur duke i marrë enët nga dora.

Mes tyre ndërhyrë edhe banorët e tjerë për të qetësuar situatën, por nuk mjaftoi me kaq. Drenusha i ka dalë në mbrojtje Xhanetës, por është kundërshtuar nga Vullneti, i cili akuzoi Drenushën se ajo dhe Rezart Veleshnja, kanë shtyrë Xhanetën të bëj veprime të tilla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drenusha: Ku i kë ato fakte, kush të tha ty kështu?

Vullneti: Marre, ke shku ke fjet atë më to. Kë shty një fëmi kundër këtyre. Ti me Rezin e ka shty, 24 orë keni që e shtyni.

Pas debateve më tonë të ashpra mes tyre, ka ndërhyrë edhe Mevlani, i cili ka dashur të qetësojë situatën.

Mevlani: Pusho, boll! Të të vij zor

Vullneti: Ç’a po don? Hajde hajde, sill.

Mevlani: Po si i flet një femre ashtu?!

Edhe situata mes Mevlanit dhe Vullnetit agravoi me ndërhyrjen e Xuxit, i cili shtyu me forcë Mevlanin duke e kundërshtuar.

“Ca do që ndërhyn ti”, iu drejtua Xuxi Mevlanit, duke e shtyrë me forcë.

ME TE LEXUARAT