Atentati në Shkodër me 2 viktima, 4 të shoqëruar nga policia
Pas atentatit në Shkodër me 2 viktima dhe të plagosur , policia ka shoqëruar 4 persona. Sonte, RENEA ka kryer kontrolle kryesisht nga zona e Bajrave.
Policia e Shkodrës ka gjetur një automjet Land Rover, të djegur në zonën e Grudës së Re. Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur nga autorët në atentatin e kësaj të mërkure.
Makina u gjet e djegur 10 minuta pas ngjarjes, ndërsa brenda saj policia zbuloi armë zjarri.
"Shkodër/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se:
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta).
Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.
Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve."