I riu kërcënohet me jetë për ti marrë telefonin dhe portofolin

Bota

I riu kërcënohet me jetë për ti marrë telefonin dhe

Një 30-vjeçar është frikësuar për vdekje në orët e para të mëngjesit në qendër të Athinës.

Dy hajdutë e rrahën, e kërcënuan me thikë dhe i kafshuan dorën për t’i vjedhur telefonin dhe portofolin.

Fillimisht, ata e kanë shtyrë nga pas duke e rrëzuar në tokë, ku përplasi kokën. Më pas autorët e kërcënuan me thikë dhe i kërkuan paratë e telefonin.

“Pra, celular, para, celular”, tha njëri prej grabitësve që nuk fliste mirë greqisht.

30-vjeçari i dha portofolin me para, ndërsa bëri rezistencë për telefonin.

Në atë moment, një prej grabitësve i kafshoi dorën duke e detyruar që ta linte, ndërsa para se të largoheshin, e goditën edhe me grusht duke i shkaktuar plagë në sy.

30 – vjeçari është dërguar në spitalin Gennimatas, ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia është vënë në lëvizje për kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT