Sulmi me 4 të vrarë në Vjenë, autori me origjinë shqiptare kishte bashkëpunëtorë në Gjermani

Bota

Sulmi me 4 të vrarë në Vjenë, autori me origjinë

Më 2 nëntor 2020 Vjena u trondit nga një sulm terrorist. 20 vjeçari Kujtim F. me origjinë austriako-maqedonase-veriore vrau me armë katër vetë dhe plagosi mjaft të tjerë në qendër të qytetit. Mes viktimave ishte edhe një 24 vjeçare gjermane. Atenatori u qëllua nga policia.

Në vazhdën e hetimeve kundër këtij akti terrorist dhe terrorit në përgjithësi, Prokuroria e Përgjithshme ka kontrolluar të mërkurën sërish apartamentet e dy islamistëve nga Osnabryku dhe Kaseli që me gjasë kanë pasur dijeni për atentatin në Vjenë. Pak para atentatit në Vjenë, dy islamistët në Gjermani kishin filluar të shuanin komunikimin me atentatorin e ardhshëm, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Kriminalistikës, BKA.

Medita gjermane bëjnë të ditur, se këta persona, Drilon G. me nënshtetësi gjermane, dhe Blinor S. kosovar, janë të dyshuar, jo vetëm pse ishin miq të terroristit islamist, por sepse me gjasë kanë pasur dijeni mbi atentatin. Akuza kundër tyre: ata kanë pasur dijeni, që Kujtim F. planifikonte një atentat dhe nuk e kanë denoncuar atë, por e kanë “pranuar me vetëdije”.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme gjermane që të dy këta persona kanë “një botëkuptim radikal-islamik dhe për një kohë të gjatë para atentatit kanë qenë në kontakt me Kujtim F. përmes mediave sociale.” Më vonë ata janë përpjekur të fshehin lidhjen që kanë pasur.

Të dy personat kanë qenë në fokus të autoriteteve gjermane për zbardhjen e të dhënave mbi rrjet të dyshuar terroristësh, që shtrihet nga Gjermani, Zvicër, Austri dhe disa shtete të Ballkanit. “Luanët e Ballkanit” quhej rrjeti terrorist, tek i cili ka qenë pjesë edhe atentatori islamist i Vjenës. Hetuesit janë të mendimit, se në këtë rrjet janë bashkuar islamistë të rinj, që nuk kanë luftuar në Siri apo Irak, por janë përkrahës të ideologjisë së IS-it.

Bëhet fjalë për një “gjeneratë të re” të xhihadistëve, sipas prokurorisë, që pjesërisht kanë lidhje familjare në Ballkan dhe janë të lidhura përmes grupeve të chat-it me islamistët në Ballkan./DW

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion