Krimi makabër në Greqi/ Shqiptari vrau gruan me thikë, del foto e çiftit

Bota

Krimi makabër në Greqi/ Shqiptari vrau gruan me thikë, del foto e

Një krim brutal ndodhi mëngjesin e së premtes, më në Volos të Greqisë në një familje shqiptarësh. Kryefamiljari Pandeli Nakoleci vrau gruan e tij Marjola dhe më pas u arratis, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe është në kërkim të tij.

Ishte vajza e viktimës që telefonoi shërbimet e urgjencës e tronditur kur pa nënën e saj të mbuluar me gjak në hyrje të pallatit, sipas medias vendase. Autori vuante më parë nga problemet e shëndetit mendor.

Ai ka qenë i kuruar për këto probleme por ende s’dihen shkaqet se si nisi sherri në familje. Sipas informacioneve nga mediat vendase, 40-vjeçari ishte përdorues droge dhe dyshohet se tentoi vetëvrasje qershorin e kaluar.

Autori gjithashtu ka një dënim për vjedhje dhe është deportuar nga Greqia në të shkuarën. Katër fëmijët e mitur të çiftit ishin gjithashtu në apartament dhe u larguan nga policia. Aktualisht, sipas informacioneve paraprake nuk ka histori të dhunës në familje.

Banorët e zonës thonë se asnjëherë nuk ka pasur probleme në familjen e tyre dhe nuk kanë qenë asnjëherë problem me fqinjët.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion