I dehur transportonte emigrantë me kamion, arrestohet shqiptari në Slloveni

Bota

I dehur transportonte emigrantë me kamion, arrestohet shqiptari në

Policia sllovene arrestoi një shtetas shqiptar, i cili në gjendje të dehur po transportonte 27 shtetas të Turqisë, mes të cilëve 9 fëmijë, të cilët kishin mbërritur ilegalisht në Slloveni me një kamion.

Policia në komunën e Pivkës ka ndaluar një mjet që drejtohej nga një 34-vjeçar shqiptar, i cili nuk kishte patentë shoferi të vlefshëm dhe testi alkoolit konstatoi se kishte 0.52 miligramë alkool për litër ajër të nxjerrë, transmeton STA.

 Policia ka deklaruar se targat e kamionit ishin të vjedhura.

Automjeti është sekuestruar dhe do të ngrihet kallëzim për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Hetimi për kalimin e paligjshëm të kufirit dhe shkelje të tjera të mundshme është në vazhdim.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion