Sherr mes shqiptarëve në Itali, dy vëllezërit plagosin me thikë të riun

Aktualitet

Sherr mes shqiptarëve në Itali, dy vëllezërit plagosin me

Policia italiane ka arrestuar dy vëllezër shqiptarë të akuzuar për vrasje në tentativë.

Mbrëmjen e djeshme policia me urdhër të prokurorisë, ka vënë në pranga dy shqiptarët 40 dhe 32 vjeç të cilët janë dërguar në paraburgim në Parma për veprat penale “Vrasje në tentativë e kryer në bashkëpunim”.

Mbrëmjen e së premtes ka ndodhur një sherr mes tre shqiptarëve ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Sipas informacioneve debati i dhunshëm ka lindur për arsye të parëndësishme mes të njohurve, ku dy vëllezërit kanë goditur me thikë në një apartament ,në Sorbolo Mezzani, Parma, 33-vjeçarin.

Mësohet se 33-vjeçari është në spital në një gjendje të rëndë shëndetësore gjithashtu ndërhyrja e autoriteteve ka shmangur pasojat dramatike në të cilën mund të kishte përfunduar gjendja mes tre të njohurve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion