Tërmeti 6.8 ballë në Marok, shihni se si lëkundet minarja e xhamisë, njerëzit vrapojnë të frikësuar

Bota

Maroku u godit ditën e djeshme nga një tërmet shkatërrimtar 6.8 ballë, që ka shkatuar mijëra viktima.

Lëkundjet ishin të fuqishme dhe zgjatën për një kohë të gjatë, teksa vendasit kanë publikuar momentet e tmerrshme kur toka dridhej. Një përdorues i Twitter, ka regjistruar momentin kur minarja e xhamisë së vjetër 850-vjeçare shkundet nga dridhjet e fuqishme.

Bëhet fjalë për xhaminë në sheshin e Marakeshit, në video shihet njerëzit duke ikur sa më larg që munden nga xhamia, nga frika se ajo mund të shembet.

Xhamia ishte shumë pranë epiqendrës së tërmetit dhe banorët ishin dëshmitarë të shembjes së disa ndërtesave që ishin në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Megjithatë pavarësisht fuqisë së madhe shkatërruese të tërmetit, minarja e xhamisë i mbijetoi më të keqes. Nga ky tërmet deri më tani kanë humbur jetën mbi 2 mijë persona, kurse mbi 1.400 tjerë janë në gjendje kritike. 

ME TE LEXUARAT